Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa

18:35 / February 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 02 14 at 18.57.24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8 kilometrash, ndërsa projekti parashikon kthimin e këtij aksi në parametrat e kategorisë C.

Punimet janë fokusuar nga dalja e Urës së Beshirit, ku ka përfunduar procesi i gërmimeve në trupin e rrugës, si dhe është bërë e mundur spostimi i linjave elektrike dhe atyre të ujësjellësit, si dhe sistemimi i ujërave të zeza. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

“Ky segment rrugor është i projektuar sipas standardeve në fuqi. Është kthyer në një segment interurban dytësor i kategorisë C1 me ky korsi kalimi nga 3.75 metra. Dy bankinat e emergjencës të cilat janë ndarë në zonën urbane në 2.5 metra që shërbejnë dhe si korsi emergjence dhe në zonën interubane me nga 1.5 metra gjerësi. Projekti fillon në dalje të Kombinatit dhe 1.8 kilometrat e para janë trajtuar si zonë urbane me trotuare dhe me ndriçim”, tha Gjyli.

Zëvendëskryeministrja Balluku e cilësoi projektin për rehabilitimin e këtij aksi, si një ndër më të rëndësishmit, i cili jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen, duke rritur edhe sigurinë rrugore, por do të ketë një impakt të drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e të gjithë zonës.

“Kemi nisur rikonstruksionin e thellë të kësaj rruge, por jo vetëm rikonstruksion, sepse do të kemi edhe eliminimin e disa prej pikave të zeza që kemi pasur, ato që ne i quajmë kështu për shkak të sigurisë rrugore dhe që afektojnë shikueshmërinë, duke qenë se janë kthesa. Nga ana tjetër, në këtë segment do të kemi edhe një sërë risish, duke pasur një zgjerim të kurorës së rrugës e cila shkon deri në 12.5 metra, rritje të shpejtësisë dhe nga ana tjetër do të kemi dhe ndërtimin e një ure e cila është pjesë e projektit të Bankës Botërore që quhet projekti i urave”, tha Balluku.

Zona që shtrihet përgjatë këtij aksi ofron mundësi të shumta për zhvillimin e agroturizmit dhe me rehabilitimin e këtij aksi, pritet që ky sektor të marrë një zhvillim edhe më të madh.

“Me sistemimin dhe me rikonstruksionin e thellë të kësaj rruge ne jemi të sigurtë që gjithë zona e Pezës, Ndroqit dhe deri në Plepa do të marrë një zhvillim tjetër turistik, atë të agroturizmit, duke pasur parasysh që i gjithë relievi i zonës e lejon këtë. Nuklat bujqësore të vendosura këtu prej vitesh do të marrin një zhvillim më të madh. Zona e Ndroqit deri në Plepa është i aksesueshëm shumë lehtë nga Tirana, siç është dhe nga Durrësi, kjo e bën projektin një nga projektet më të rëndësishme dhe kantieret më të rëndësishme që ne kemi në këto momente”, nënvizoi Balluku. Aksi rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa ka një gjatësi prej 27.4 kilometra.

balluku Kombinat-Ndroq-Plepa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.