Nga hyrja e tunelit të Llogarasë, zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Ballaku jep lajmin që nesër do të hapet qarkullimi për kalimin e automjeteve. Sakaq, Balluku nënvizon se do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, dhe ndalet kalimi për mjetet e tonazhit të rëndë. ”Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi, vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”,-shkruan Balluku.
Postime te ngjashme
Add A Comment
