Drejtuesja politike e PS në qarkun Fier, zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka vizituar një familje në lagjen ”Sheq i Madh”.
Sëbashku me kandidatin Mariglen Hoxha, ata janë pritur nga familja e Halil Shalës, me origjinë nga Kosova.
Teksa ka postuar fotot nga takimi, Balluku shkruan edhe se ky komunitet i ardhur herët në zonë, është mikpritur e mbështetur nga çdo fierak.
”Së bashku me Mariglen Hoxha tek Halil Shala,familjen me origjinë nga Kosova, të vendosur në lagjen Sheq i Madh në Fier. Një komunitet i ardhur herët në zonë, që janë mikpritur e mbështetur nga çdo fierak. Diskutuam për zonën dhe punët, të cilat do të vijojmë t’i çojmë përpara, duke i shërbyer të gjithë banorëve”,-shkruan Balluku.