Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku në Rrogozhinë: Bashkitë të mbledhin lekët e ujit te qytetarët, duhen për investime

19:58 / July 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku i ka tërhequr vëmendje pushtetit lokal për mbledhjen e pagesave të ujit. Teksa inspektoi ujësjellësin e ri në Rrogozhinë, Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes.

Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces”, tha Balluku.

Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

“Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.