Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Hapet ditën e hënë

14:55 / December 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 12 27 145305
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit që kanë të bëjnë me vendosjen e sinjalistikës dhe elementëve të tjerë të sigurisë rrugore.

Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ishin në lotin 5, ku po punohet për hedhjen e shtresave të fundit asfaltike dhe vendosjen e tabelave informuese.

Drejtori Gjyli bëri të ditur se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ku falë angazhimit edhe të institucioneve të tjera janë kapërcyer problematikat e evidentuar. Ndërhyrja e OSHEE dhe OST bëri të mundur gjithashtu zhvendosjen e linjave nëntokësore të energjisë për ti hapur rrugë kantierit.

Balluku tha se gjatë këtyre javëve është punuar me forca të shtuara, pavarësisht kushteve të motit, për të bërë të mundur finalizimin e kësaj vepre në afatin e parashikuar. Balluku tha se Unaza e Madhe është një vepër e rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin, por dhe për qytetarët të cilët vijnë nga zona të tjera, pasi lidhet me të gjitha autostradat.

“Ne i kemi dhënë më shpejt kantiereve tona, pavarësisht kushteve të motit që gjatë dhjetorit nuk na kanë ndihmuar, pikërisht për ta dorëzuar dhe për ta çliruar kryeqytetin, pasi siç kemi thënë Unaza e Madhe nuk është vetëm në shërbim të banorëve të kryeqytetit, por është në shërbim të të gjithë atyre vizitorëve që vijnë nga të katërt anët e Shqipërisë”, tha Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuar.

“Kjo rrugë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Është një autostradë e cila është trajtuar me mobilim urban, pikërisht sepse kalon në zona të banuara dhe është një vepër infrastrukturore që për ne do të kthehet në një praktikë të mirë për t’u ndjekur sesi bashkërendimi i të gjithë aktorëve, por sigurisht edhe kontributi i ndërtuesve, mund të sjellë një rezultat të jashtëzakonshëm në një kohë shumë të shkurtër”, nënvizoi Balluku. Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej afro 29 kilometrash.

belinda balluku unaza e madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.