Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku: Nuk ka fonde shtesë për tunelin e Murrizit

20:26 / April 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ballukuuuu 1024x607 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku hodhi poshtë si të pavërta pretendimet e deputetes opozitare Dhurata Çupi se qeveria ka lënë pas dore qarkun e Dibrës dhe në veçanti Rrugën e Arbrit.

Duke replikuar me të, Balluku tha se vonesat në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, kanë ardhur si pasojë e përbërjes gjeologjike të terrenit që përshkron tuneli dhe se për të nuk do të ketë asnjë fond shtesë.

Deputetja Dhurata Çupi: Rruga e Arbrit akoma nuk ka përfunduar siç parashikohej në kontratë, por vazhdojmë paguajmë shumë më tepër.

Ministrja Balluku: Para nuk shpenzohet as edhe një qindarkë tjetër përveç atyre që janë nënshkruar në kontratë, 33 miliardë dhe 600 milionë Lekë. Dhe problematika qëndron në tunel të Murrizit, shpresojmë shumë ta dorëzojmë brenda 31 Dhjetorit 2024.

Duke marrë shkas pikërisht nga ky debat, zëvendëskryeministrja Balluku konfirmoi se brenda një tjetër vepër e rëndësishme infrastrukturore siç është tuneli i Llogarasë do të përfundojë brenda Qershorit.

“Ne dorëzojmë vetëm për 2 muaj tunelin e Llogarasë. Pra jemi të njëjtët ne që ndërtojmë edhe Llogaranë, edhe Murrizin. Kështu që si ka mundësi që tuneli i Llogarasë do të dorëzohet 6 muaj para afatit”?

Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe ai do të përshkohet për vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e kristaltë të jugut.

balluku fonde Murrizit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.