Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shprehet se duke parë situatën e punimeve për tunelin e Llogorasë, pritet që projekti të përfundojë në fund të muajit shkurt.
Formacionet e mira gjeologjike që kanë gjetur në zonë, sipas saj, e kanë ndihmuar projektin. Sakaq, rezervat ujore kanë dalë jashtë parashikimeve, deklaroi ministrja, pasi prisnin më shumë ujë.
“Ne kishim parashikuar që të gjendeshin burime që do të përdoreshin për furnizimin e pjesës së jugut duke qenë se aty kemi një shtim të investimeve sa i përket ndërtimit dhe vizitorëve. Sa i përket tunelit në fund të muajit shkurt, jashtë çdo parashikimi dhe kontrate, tuneli i Llogorasë do të shohë dritë”, nënvizoi Balluku në Euronews Albania.
