Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku: Rriten kapacitetet energjetike në nënstacionin elektrik të Kuçovës

21:28 / March 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ce0e652d 0312 4d21 bbd8 658666709872
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dyfishohen kapacitetet transmetuese të nënstacionit elektrik të Kuçovës, duke përmirësuar parametrat teknikë dhe rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike në qarkun e Elbasanit dhe Fierit. Përmes një investimi të realizuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit pajisjet e vjetra, të cilat ishin prodhime të viteve ’50 – ’60, janë zëvendësuar dhe janë instaluar panele të reja të komandimit dhe mbrojtjes.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar investimin e realizuar në këtë nënstacion. Në një postim ne rrjetet sociale Balluku bën të ditur se edhe OSSH do të nisë një tjetër investim në po të njëjtin nënstacion, duke përmirësuar më tej fuqinë e tij dhe ulur humbjet teknike.

Balluku thekson se nënstacionet e integruara, të cilat menaxhohen nga OST dhe OSSH, janë çelësi i suksesit sa i takon investimeve në kapacitetet energjetike.

“Nënstacionet e integruara janë tashmë çelësi i suksesit përsa i përket investimeve në kapacitetet e energjisë elektrike. Kështu është edhe rasti i nënstacionit të Kuçovës ku OST ka investuar duke përmirësuar parametrat teknikë, si dhe rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Pajisjet e vjetra, të cilat ishin prodhime të viteve ’50 – ’60, janë zëvendësuar dhe janë instaluar panele të reja të komandimit dhe mbrojtjes. Tashmë është radha e OSSH për të vijuar me investimet në këtë nënstacion, për të arritur parametrat e kërkuar edhe për uljen e humbjeve, që në 31 dhjetor të vitit 2024, duhet të kapin targetin e vendosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prej 17.96% humbje teknike”, shkruan Balluku.

Ngritja e bazës ajrore të Kuçovës, por edhe zhvillimet e tjera në zonë, shtojnë rëndësinë e këtij nënstacioni, duke ju përgjigjur këtyre zhvillimeve.

balluku nenstacioni i kucoves
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.