Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se ndërtuesit e rrugës së Arbrit kanë premtuar se projekti dhe pse ka afat deri në nëntor të 2021, rruga do të jetë gati në pranverë.
Balluku në një intervistë për Abc News ka theksuar se tashmë pjesa më e madhe e punës në Rrugën e Arbrit ka përfunduar, është në mbyllje puna për urën në fshatin Fshat dhe vijon puna për tunelin lidhës.
“Rruga e Arbrit kam përshtypjen se është një kontratë që dhe pse mbaron në nëntor, ndërtuesit kanë premtuar live kryeministrit dhe besoj se ajo rrugë do të përfundojë në pranverë të 2021. Ajo rrugë nuk e ka problemin te trasetë, janë duke u mbyllur urat dhe tunelet, tashmë është duke u mbyllur ura në fshatin Fshat, një ndër më të vështirat dhe pse është më e shkurtër e se Ura e Vashës dhe është duke u mbyllur tuneli i Murrizit që pritet që të jetë pjesa e fundit mbyllëse e rrugës, dhe kur të hapet ajo do të jetë e plotë”, ka thënë ministrja.
