Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komiteti Shqipëri-Azerbajxhan, zv/kryeministrja Balluku: Synojmë të diversifikojmë portofolin e energjisë së gjelbërt

17:40 / June 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1718033743xbelinda balluku 921
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi në Baku, pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan, se Shqipëria është “kampion në prodhimin e energjisë së rinovueshme” dhe shtoi se vendi ynë “synon të diversifikojë portofolin e energjisë së gjelbërt”.

“Krijimi i këtij Komiteti i cili ka nisur si një grup pune një vit më parë na bën besimplotë që të gjitha projektet dhe të gjitha planet që ne kemi për të ardhmen do të realizohen. Kemi diskutuar sot në detaj për çka duhet të bëjmë në të ardhmen dhe kemi gjetur fusha interesi të përbashkëta ashtu siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura, arsimi, shëndetësia dhe fusha të tjera të cilat kanë të bëjnë me inovacionin dhe dixhitalizimin. Është e rëndësishme të thuhet që dy vende miq, si Azerbajxhani dhe si Shqipëria, të cilët kanë një histori të njëjtë, kanë besim të njëjtë tek një pjesë të popullsisë, por nga ana tjetër janë vende të cilat kanë ardhur deri më sot, po jetojnë padyshim një fazë të mirë ekonomike, si Azerbajxhani ashtu dhe Shqipëria apo dhe stabilitet politik, për shkak të të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave që dy popujt kanë bërë, kështu që askush nuk mund të kuptohet më mirë sesa dy vendet tona, kështu që partneriteti do të ishte shumë natyral dhe nga ana tjetër do të ishte dhe i suksesshëm”, tha Balluku.

“Shqipëria është kampione në prodhimin e energjisë së rinovueshme, pasi prodhon 100% energji elektrike nga burime të rinovueshme. Tani synimi ynë kryesor është të diversifikojmë portofolin e energjisë së gjelbërt, sepse deri më tani kemi qenë të bazuar nga energjia hidrike. Sigurisht ajo që është shumë e rëndësishme për Shqipërisë dhe ajo që kemi ndarë bashkë është siguria energjetike sepse sigurisht një vend mund të prodhojë energji të gjelbert, por nëse nuk ka mjaftueshëm sa për të plotësuar nevojat e tij apo të rajonit, atëherë ka probleme sa i takon sigurisë energjetike. Kështu, këto janë dy tema që duhet të bashkëpunojmë.

Shpresoj që nga ky bashkëpunim, rezultati kryesore të jetë shkëmbimi i praktikave më të mira që kemi, krijimi i sigurisë energjetike falë gazit azer për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, ne jemi duke investuar intensivisht në ankande, të cilat janë një mënyrë shumë transparente e kompetitive, për të krijuar burime të reja të energjisë së gjelbër. Ky mund të jetë një nga çelësat e suksesit, me siguri dhe jam e bindur dhe optimiste që bashkëpunimi ynë do të na sjellë rezultate konkrete shumë shpejt që do të mund të jenë të prekshëm nga të gjithë konsumatorët.

Sa i takon korridoreve të gjelbër, transmetimi është sfida e re për të gjithë shtetet, pasi nuk mjafton vetëm të prodhosh dhe të jesh i izoluar si një ishull. Transmetimi e bën këtë produkt kaq të vlefshëm ndërkombëtarisht. Ajo që ne synojmë është që të jemi të lidhur me korridoret kryesore të energjisë, siç ju po punoni në tre projekte të mëdha sa i takon korridoreve, ne po punojmë shumë që të krijojmë korridorin e tetë të energjisë, si një korridor sigurie, jo vetëm për transportin apo udhëtarët, por dhe për energjinë. Pra e ardhmja do të jetë e fokusuar në investimet në rrjetet e transmetimit”, shtoi Balluku.

Komiteti Shqipëri-Azerbajxhan zv/kryeministrja Balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.