Ish-presidenti Bamir Topi vlerëson shumë rolin e SPAK. Për të ky institucion po e spastron politikën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, ai shton se beson se SPAK do shprehet në lidhje me parregullsitë në procesin zgjedhor.
“SPAK i ka tronditur themelet e qeverisë. Reforma në drejtësi është realizuar, pasi 140 deputetë të Kuvendit votuan pro. Rama e përdor për retorikë politikë, kur thotë se reformën e solli PS. Gjithë politika shqiptare ka prodhuar SPAK. SPAK po spastron politikën.
Elektorati mbështet dikë, që i kanë dalë shumë probleme. Paradoksi është sesa më shumë probleme i dalin kryeministrit, më shumë votohet. Struktura e Posaçme ka marrë faktet për zgjedhjet, po i administrojnë, po bëjnë analizën. SPAK do të dalë në përfundime për zgjedhjet, pasi të bëjë gjithë analizën e fakteve”.
