Detaje të reja dalin nga mega operacioni i urdhëruar nga SPAK me 11 urdhër-arreste. Ervin Mata i cili dyshohet se është jashtë vendit, dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin që veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.
Bujar Ajeti nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal. Djali i Erzen Breçanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Breçani ka veprën e pastrimit të parave dhe dhe përkrahje e autorit të krimit.
Në listë gjenden edhe Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine. Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian. Jonida Babameto është arrestuar për kohën kur ishte oficere në Interpol, dhe ka dyshime se përcille informacione tek grupi. Planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën midis 2019- 2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë.
Veç prishjes së pazareve për ngarkesat e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërive midis Ervis Martinit (i shumë kërkuar dhe me dy masa sigurimi në mungesë arrest me burg) dhe Ervin Matës (i kërkuar). /TCh/