Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banesat e shqiptarëve, 94 % me pllaka dhe çimento

09:07 / March 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 94 për qind familjeve shqiptare i kanë dyshemetë e shtëpive të shtruara me plaka qeramike ose me çimento, teksa shume pak preferojnë materialet me bazë druri edhe parketi.

Anketa për shëndetin e popullatës më 2018 gjeti se, 77 për qind e banesave në të gjithë vendin janë të shtruara me pllaka qeramike, 16.8 për qind me çimento dhe vetëm 3.6 për qind me parket druri. Hulumtimi vërejti se 0.4% e banesave janë të shtruara ende me dhe ose rërë.

Cilësia e dyshemesë tregon ë nivelin e jetesës dhe komoditetit në familjet shqiptare dhe gjithashtu është një tregues për cilësinë e shëndetit e popullatës.

Dyshemetë me elementë të drurit dhe parketit sigurojnë një garanci më të lartë ndaj eficencës së energjisë dhe në këtë mënyrë krijojnë më pak ekspozim ndaj sëmundjeve respiratorë.

Në vendet e tjera madje edhe në rajon elementët e drurit dominojnë dyshemetë e banesave, ndërsa ne Shqipëri pllakat e qeramikës janë prezentë në pjesën dërrmuese të banesave.

Kushtet sipas të cilave jetojnë anëtarët e familjes janë një tregues i ekspozimit ndaj rreziqeve shëndetësore me të cilat ballafaqohen ato.

Për të vlerësuar kushtet socio-ekonomike në të cilat jeton popullsia të anketuarve iu kërkua që të japin informacione specifike rreth kushteve në banesa.

Karakteristikat për të cilat është mbledhur informacioni, përfshirë burimin e ujit të pijshëm, llojin e objekteve sanitare dhe llojin e materialeve të dyshemesë.

Përqindja e familjeve që jetojnë në banesa me pllaka qeramike është rritur nga 79% me 2008 në 86% me 2018 në zonat urbane dhe nga 40% në 64% në zonat rurale midis 2008-2018. Gjatë të njëjtës periudhë, përqindja e përdorimit të energjisë elektrike për gatim u rrit nga 20% në 28% në zonat urbane dhe nga 5% në 21% në zonat rurale.

Në pjesën më të madhe të familjeve (92%) gatimi bëhet brenda shtëpisë, duke përdorur gaz (59%), energji elektrike (21%), ose dru (19%) si lëndë djegëse kryesore. Më shumë familje në qytet përdorin gaz ose energji elektrike krahasuar me familjet rurale, ndërsa një pjesë më e madhe e familjeve rurale përdorin dru si lëndë djegëse gatimi (38%, krahasuar me 8% në familjet urbane)./ Monitor

anketa

çimento pllaka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.