Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka Botërore: Shqipëria me rritje ekonomie

15:19 / October 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndertimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti i fundit i Bankës Botërore që analizon trendin e rritjes përgjatë këtij viti në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, nënvizon që Shqipëria ka pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike gjatë 2024-tës. Kjo rritje është nxitur kryesisht nga konsumi, turizmi dhe ndërtimet. Shkalla e varfërisë, theksohet ne raportin që mban titullin ”Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, pritet të zbutet ndërkohë që pagat do të vazhdojnë të rriten. Investimet e huaja në vendin tonë po ashtu gjatë kësaj periudhe kohe janë rritur me 8.5% krahasuar me një vit më parë.

Në përgjithësi, sipas institucionit të rëndësishëm ndërkombëtar, pjesa më e madhe e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë pasur gjatë këtij viti një rritje të moderuar ekonomike. Banka del në përfundimin se rajoni pritet të shënojë një rritje ekonomike prej 3.3 për qind në vitin 2024, krahasuar me 2.6 në vitin 2023. Ky nivel rritjeje pritet të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2025, nënvizohet në raport, duke mbërritur madje në nivelin 3.7 për qind gjatë vitit që vjen. Por të tilla projeksione duket sërish nuk mjaftojnë që rajoni të marrë frymë lirisht.

”Përkundër parashikimeve pozitive, rajoni mbetet i brishtë” për shkak të rritjes së dobët ekonomike botërore, inflacionit, pasigurisë politike dhe motit ekstrem, nënvizohet në deklaratën e Bankës Botërore. Në raport, në tërësi Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje krahasuar me viti 2023. Shqipëria ka vazhduar të njëjtin nivel të rritjes ekonomike si në vitin 2023, ndërsa Mali i Zi është i vetmi vend që ka rënie ekonomike në rajon, nga 6.3 për qind në 2023 në 3.4 për qind në vitin 2024.

Ekonomia Rritje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.