Banka mban të pandryshuar në 2.75 % normën bazë të interesit për lekun. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2024.
Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi.
Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%.
Në konferencë guvernatori Gent Sejko deklaroi se ata kanë shtuar blerjet e euros në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit.