Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka ndryshon komisionet, paqartësi tek klientët

23:33 / August 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshojnë komisionet për depozitimet dhe tërheqjet në para të thatë, kesh, në një prej bankave më të mëdha të vendit. Njoftimi i bankës është dërguar nëpërmjet një mesazhi në celular, ndërsa nuk gjendet në faqen zyrtare të bankës tregtare. Sipas ligjit për bankat, kur ndryshojnë kushtet e punës, ato duhet të bëhen publike. Pas kësaj klientët e një banke mund të jenë pjesë e saj, ose të ndryshojnë subjektin nga marrin shërbimin. Bardhi Sejdarasi ka përgatitur materialin në vazhdim.

Një SMS e dërguar rëndom në numrin privat të celulareve të klientëve të një prej bankave më të mëdha tregtare në vend, ka lajmëruar se duke filluar nga data 2 shtator do të ndryshojnë komisionet në tërheqjen dhe depozitimin e kursimeve.
Ndryshimi është i ndjeshëm dhe duket se prek pothuajse të gjithë klientët e bankës që marrin shërbime në sportelet e saj, por edhe institucionet që paguajnë pagat nëpërmjet këtyre sporteleve.
Rregullimi i marrëdhënieve mes klientit e bankave tregtare është një çështje ligjore që zgjidhet nëpërmjet kontratave individuale bankë-klient.
RTSH i kërkoi bankës tregtare nëpërmjet shërbimit të saj call centër një shpjegim për këtë nismë të bankës, që sigurisht është në të drejtën e kushteve të saj të punës me klientët. Ne nuk gjetëm në faqën zyrtare të bankës pikërisht njoftimin për këtë ndryshim tarifash. Banka tregtare në fjalë nuk u përgjigj kërkesës, por kërkoi vetëm gjeneralitetet e gazetarit që u interesua për dukurinë.
Gjithsesi në web-in zyrtar, në kutinë “tarifat dhe kushtet”, gazetarët nuk gjetën njoftimin me sms të bankës.
Në një njoftim të mbërritur në redaksi vihet re se për tërheqjet nga llogaria personale e individit dhe biznesit për shumat nga 50 mijë lekë deri në 500 mijë lekë komisioni nga zero lekë bëhet 150 deri 500 lekë. Mbi këtë kufi shume, komisioni bëhet 1500 lekë.
E njëjta shumë paguhet edhe në rast se klienti depoziton kursimet e tij në këtë bankë tregtare, pra nga zero lekë aktualisht, në 2 shtator të këtij viti paguhet nga 100 deri në 1200 lekë.
Edhe depozitat kundrejt individëve dhe palëve të treta, komisionet ndryshojnë nga 125 lekë në 350 lekë dhe nga 250 lekë në 450 lekë.
Ky ndryshim, apo dyfishim i tarifave ka krijuar një lloj paqartësie të klientët e bankave, individe apo biznesë për sa kohë ata nuk gjejnë shpjegimin ligjor në faqen zyrtare të bankës. Edhe në Shoqatën Shqiptare të Bankave nuk ka një shpjegim. Jashtë mikrofonit të RTSH autoritetet thonë se kjo është çështje e kushteve të punës së çdo banke tregtare. Shpjegimet e paplota kanë krijuar paqartësi të klientët e bankave tregtare, që po shohin si alternativë ndryshimin e subjektit bankar.

Banka komisionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.