Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bankat fshinë 7 miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar

10:11 / May 2, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2404
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit për vitin 2025.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar bankat nxorën jashtë bilanceve rreth shtatë miliardë lekë kredi të humbura, 192% më shumë krahasuar me një vit më parë. Rreth 85% e vlerës së kredive të fshira u takonte bizneseve.

Që nga janari 2015, kur nisën të zbatoheshin kërkesat rregullatore për nxjerrjen e kredive të humbura jashtë bilanceve, bankat kanë fshirë rreth 90 miliardë lekë kredi të humbura.

Fshirja e kredive të humbura të sektorit bankar nisi të marrë përmasa të mëdha në vitin 2015, kur Banka e Shqipërisë vendosi detyrimin rregullator për të nxjerrë jashtë bilanceve kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vjetësh. Fshirjet dhanë një ndikim shumë të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme të sektorit bankar, që në atë periudhë kishte arritur në kufijtë e 25%.

Nxjerrja e një kredie të humbur jashtë bilancit është një veprim kontabël, që nuk nënkupton heqjen dorë nga mbledhja e saj nëpërmjet rrugëve ligjore.

Fshirja bëhet me qëllim uljen e raportit të kredive me probleme të bankave, por, nuk ka ndonjë impakt në performancën e tyre financiare, sepse kreditë e klasifikuara si të humbura janë të provigjionuara në masën 100% qysh para fshirjes së tyre nga bilanci.

Në përpjekje për të nxitur pastrimin e mëtejshëm të portofoleve, Banka e Shqipërisë në vitin 2020 vendosi shkurtimin e afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura në dy vjet, nga tre vjet që kishte qenë më parë.

Raporti i kredive me probleme vitin e kaluar ra në 3.8%, nga 4.2% që kishte qenë në fund të vitit 2024, duke prekur nivelin më të ulët të 16 vjetëve të fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri u ndikua sidomos nga rritja më e shpejtë e stokut të përgjithshëm të kredisë në krahasim me ecurinë e kredive me probleme.

Bankat raportuan përmirësim të cilësisë së portofolit për kredinë afatshkurtër, kredinë në valutë dhe kredinë për bizneset.

Me përjashtim të kredisë për zhvillim biznesi, të gjitha portofolet e tjera të kredisë sipas qëllimit kanë paraqitur përmirësim të cilësisë.

Në nivel grupesh, bankat josistemike kanë normë më të ulët të raportit të kredive me probleme krahasuar me grupin e bankave me rëndësi sistemike (Banka Kombëtare Tregtare, Credins, Raiffeisen dhe Intesa Sanpaolo). Raporti i kredive me probleme për bankat josistemike në dhjetor 2025 ishte 3.4%, për bankat sistemike 4.3%, për bankat europiane 3.2% dhe për bankat shqiptare 4.7%

Në fund të vitit 2025, pjesa më e madhe e bankave regjistronin një raport të kredive me probleme midis 2% dhe 3%.

Në vlerë, stoku i kredive me probleme shënoi vlerën e 36 miliardë lekëve në fund të vitit të kaluar. Brenda këtij portofoli, është vënë re zgjerim i stokut të kredive me probleme të klasifikuara si “të dyshimta”, i cili është balancuar nga tkurrja e kredive me probleme të klasifikuara në klasat “nënstandard” dhe “kredi të humbura”. /Monitor.al

7 miliardë Bankat fshinë kredi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.