Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bankat lehtësojnë kreditë për individët, frenojnë interesat. Konkurrencë e lartë në treg, sidomos për huatë për banesa

17:53 / October 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tremujorin e tretë të vitit bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për individët, madje duke mos rritur intersesat e diktuara nga norma bazë prej 3%. Në vrojtimin për aktivitetin kreditues, Banka e Shqipërisë konkludon se standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit. Lehtësimi u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato konsumatore.

Politikat lehtësuese të kreditimit për individët u shprehën po ashtu në kushte e terma kreditimi të lehtësuara, të mbështetura nga marzhet më të ulëta të aplikuara prej bankave, si edhe nga elementet e tjera joçmimformuese të kredisë. Politikat lehtësuese drejt kreditimit për individët duket se kanë krijuar një ambient të favorshëm në drejtim të rritjes së kërkesës për kredi, për të dytin tremujor radhazi. Shtimi i kërkesës për kredi nga individët u raportua të jetë nxitur si nga nevojat më të larta në financimin e blerjes së banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.

Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët ishin trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike aktuale dhe pritjet për të, si edhe zhvillimet e pritura në tregun e banesave. Faktori i vetëm me ndikim negativ mbi standardet e kreditimit u raportua perceptimi i rrezikut lidhur me kolateralin.

Por megjithatë, shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rënie në tremujorin e tretë. Raporti më i lartë i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit kryesisht nga faktorët që reflektojnë historikun e kreditit për individët, të tillë si historiku i marrëdhënieve me bankën dhe i regjistrit të kredive. Po ashtu, të ardhurat e disponueshme u raportuan si faktor që solli rritjen e shkallës së refuzimeve për kredi të individëve në këtë tremujor. Historiku i punësimit në tregun e punës u raportua si  aktor që ka ndikuar në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi këtë tremujor. Faktorët e tjerë mbetën thuajse të pandryshuar, raporton Banka e Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.