Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit, u tërhoqën nga eurobondi

08:35 / September 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eurobond
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti bankat kishin investuar jashtë vendit rreth 22% të aktiveve të tyre, me një vlerë totale prej 336 miliardë lekësh ose rreth 2.7 miliardë eurosh. Aktivet jorezidente kanë sot peshën më të ulët në bilancin e bankave që nga mesi i vitit 2013. Ndërkohë, aktivet e sistemit në valutë përbëjnë aktualisht 51.8% të totalit, niveli më i ulët që nga viti 2010.

Në dy vitet e fundit, ulja e peshës së aktiveve në valutë dhe atyre jorezidente lidhet pjesërisht edhe me efektin e kursit të këmbimit. Aktivet jorezidente janë kryesisht në euro dhe nënçmimi i monedhës europiane ndaj lekut jep efekt negativ në vlerën e tyre, të konvertuar në lekë për qëllime të raportimit të statistikave.

Rënia aktiveve jorezidente gjatë pjesës së parë të këtij viti lidhet sidomos me vendimin e disa prej bankave të sistemit për të investuar në eurobondin e qeverisë shqiptare shumë prej fondeve që i mbanin të vendosura në llogari apo depozita jashtë vendit. Kjo e uli peshën e aseteve jorezidente me rreth 2.5 pikë përqindje.

Ndonëse sektori bankar shqiptar nuk është i angazhuar në investime të sofistikuara në tregjet e huaja, pesha e konsiderueshme e aktiveve jorezidente përcaktohet nga niveli i lartë i euroizimit të ekonomisë shqiptare. Afërsisht 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj. Bankat nuk kanë mundësi t’i investojnë të gjitha këto fonde në hua apo instrumente alternative në Shqipëri, ndaj një pjesë e tyre shkojnë jashtë vendit, kryesisht në formë vendosjesh në banka të tjera. Për bankat me kapital të huaj, kjo marrëdhënie shpesh vendoset me grupet bankare zotëruese apo institucionet e lidhura financiare.

Ndërkohë, huaja për jorezidentët pasi arriti pikun në vitin 2017, tashmë është stabilizuar dhe aktualisht përbën rreth 15% të aktiveve jorezidente ose 3% të totalit të aktiveve të sektorit bankar shqiptar.

Në kushtet e normave reale negative për euron mbajtja me sa më pak kosto të likuiditetit në euro është bërë një sfidë për bankat. Jo rastësisht sektori shfaqet shumë i interesuar sa herë që qeveria shqiptare emeton instrumente borxhi në monedhën europiane. Gjatë viteve të krizës, Banka e Shqipërisë aplikoi edhe masa shtrënguese rregullatore, duke rritur kërkesën për kapital në mbulim të investimeve jashtë vendit, por rezultatet nuk ishin shumë domethënëse. As strategjia e deeuroizimit nuk ka sjellë rezultate të dukshme në uljen e peshës së euros në bilancet e institucioneve financiare./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.