Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bankat refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi, inflacioni rrezikon këstet

11:06 / October 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me krizën e çmimeve dhe pasigurinë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, bankat po japin më pak kredi për bizneset dhe individët. Sipas raportit të Bankës qendrore në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar më shumë se 18% të kërkesave për kredi. Ndërsa ka rënë fuqia e kredimarrësve për të paguar këstet.

Bankat tregtare po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme në dhënien e kredisë si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. Për këtë arsye kanë shtrënguar kushtet e kreditimit, duke caktuar më shumë kritere dhe duke rritur kërkesën për kolateral që të jepnin hua. Por nga ana tjetër kanë shtuar numrin e refuzimeve për dhënie kredie.

Sipas Bankës së Shqipërisë 18.1% e kërkesave për kredi në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar me një rritje prej 2% në raport me një vit më parë. Në total nga janari në qershor u regjistruan 66.025 aplikime për kredi, ku 60,249 aplikime ishin nga individët dhe pjesa tjetër bizneset. Si pasojë e krizës së çmimeve dhe paqëndrueshmërisë në tregjet e huaja, bankat për herë të parë thonë se ka rrezik për rritje të normave të interesit pas rritjes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë, dhe se është shtuar frika e dobësimit të aftësisë paguese të bizneseve dhe individëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.