Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bankat stepen nga kriza, më shumë refuzime kredidhënieje! BSH: Standardet e kredisë shtrëngohen për bizneset

18:25 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BSH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriza e çmimeve dhe pasiguria që fuqia paguese e bizneseve dhe qytetarëve mund të ulet, ka bërë që bankat të nisin mbrojtjen. Në tremujorin e dytë që përkon me periudhën e luftës prill-qershor, bankat kanë shtrënguar standardet e kredidhënies. Banka e Shqipërisë raporton se në këtë periudhë kriteret janë shtrënguar më shumë në aprovimin e kredive për investime.

“Politika më e shtrënguar e kreditimit për bizneset, krahas standardeve, u faktorizua edhe në kushte dhe terma më pak favorizuese”, thuhet në raportin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Kjo qasje e bankave është shoqëruar edhe me rritje të numrit të aplikimeve për kredi që janë refuzuar.

“Perceptimi i bankave për rrezikun lidhur me perspektivën e sektorit ku operojnë bizneset, me gjendjen financiare të bizneseve; faktorët e lidhur me kuadrin e politikave të kreditimit të bankave, me aftësinë paguese të kredimarrësit; si dhe historiku i kreditit nga regjistri i kredive ndikuan në shtimin e numrit të refuzimeve për kredi gjatë këtij tremujori”, thotë Banka e Shqipërisë.

Shtrëngimi i standardeve të kredisë ishte në disa aspekte, si: reduktim i madhësisë së kredisë së dhënë për bizneset, kërkesa më të larta për kolateral, si dhe ju jepet më pak kohë për ta shlyer. E njëjta situatë raportohet edhe për tremujorin e tretë të vitit 2022.

Por pavarësisht kushteve të shtrënguara për kredidhënie, kërkesat e biznesit për hua ishin në rritje të orientuar kryesisht për mbulimin e nevojave për financimin e inventarëve, kapitalit qarkullues, si edhe të investimeve. Kurse për individët bankat kanë ndjekur një përqasje më të favorshme kreditimi, ndërkohë që kërkesa ka qenë e fokusuar tek kredia për blerjen e banesave.

Bankat bizneset kredidhenieje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.