Shoqëria “Bankers Petroleum Albania LTD” u ka dërguar një letër të hapur krerëve më të lartë të shteteve, nga presidenti Ilir Meta, drejtuesve të organeve të drejtësisë deri te ambasadorët e SHBA-BE dhe Italisë, lidhur me çështjen e Leonidha Çobos, ish- drejtorit të tyre.
Në këtë letër 5 faqësh, kjo kompani ka sjellë me detaje aktivitetin e tij kriminal, duke theksuar se ka përdorur pronat shtetërore për të gjeneruar përfitime personale. Për këtë arsye, ata kërkojnë që të vihet para drejtësisë, duke evidentuar edhe një detaj të rëndësishëm. Sipas tyre, Çobo është në përpjekje për t’u bërë pjesë e jetës politike në Shqipëri, për të përfituar imunitet.
