Deputetja e opozitës, Andia Ulliri i është bashkuar sot protestës së banorëve në Rinas, të cilët kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Deputetja tha se iu bashkua protestës edhe si banore e zonës, duke shtuar se opozita ka ndërmarrë disa nisma ligjore për këtë çështje.
“Sot kam vendosur t’i bashkohem thirrjes ë qytetarëve. Ata kërkojnë të drejtën e tyre. Në 1 maj është marrë vendimi. Nuk është dhënë një rrugë alternative. Ata kanë vendosur që të bllokojnë rrugën. Jam bashkuar në protestë si banore e zonës, si deputete e opozitës. S’mund të kemi një vendim të njëanshëm. Ne kemi ndërmarrë disa nisma ligjore, do e çojmë këtë betejë deri në fund. Kemi kërkuar informacione në ministrinë e Infrastrukturës. Deri më sot s’kemi parë asnjë vendim, asnjë shkresë që të thotë se ky vendim do të rishikohet.”, tha deputetja.
