Banorët e ‘5 Majit’ janë mbledhur sërish në protestë sot. Një pjesë e tyre kanë vendosur të bëjnë një marshim dhe më pas të bllokojnë qarkullimin e automjeteve.
Ata kanë dalë me pankarta në duar, ‘Na vlerëso pronat me çmimin e tregut’
Që të dëgjohet zëri jonë, edhe ne jemi shtetas shqiptarë. Edhe në kemi të drejta prone, të drejtë jete. E vetmja gjë që më mbetet mua është të mbroj pronën time. Nuk kanë nënshkruar asnjë dokument, japin vetëm premtime”, thotë njëri prej tyre.
Një banor i lagjes ‘5 Maji; në kryeqytet të cilit do t’i prishet shtëpia, ka paralajmëruar grevë urie dhe përshkallëzim të protestës nëse nuk i plotësohen kërkesat.
“Deri në grevë urie, deri në pikë të fundit. Gjithçka do të bëjmë për të mbrojtur pronën. Do të përshkallëzojmë protestat. Unë i humbur se i humbur jam. Më mban gruaja me rrogën e saj 20 mijë lekë. Nuk e di Kryeministri që ka shkuar buka 1 mijë lekë? Do të dalim çdo ditë në protestë”, tha ai.