Banorët e fshatit Bërxullë të Vorës vijojnë të protestojnë prej 38 ditësh kundër projektit të rrugës Thumanë kashar, që u prek banesat dhe tokat.
Paraditen e së dielës banorët tentuan të bllokojnë rrugën e Rinasit, ndërsa pati edhe përplasje me forcat e policisë. Në ndihmë të forcave të rendit, mbërritën edhe grupet e FNSH-së për të mos lejuar bllokimin e rrugës së aeroportit.
Banorët akuzojnë qeverinë se po u grabiten pronat. Ata kërkojnë shpronësime sipas çmimit të tregut dhe një rrugë dytësore për fshatin.
Ndërkohë që nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ata thonë se nuk do të tërhiqen për të mbrojtur pronat e tyre. Aksi Thumanë-Kashar është pjesë e autostradës Milot-Fier, që pritet të përfundojë në verën e vitit 2024.