Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Banorët e e quanin “të çmendur”/ Burri gërmon për dekada derisa sjell ujin në fshatin e thatë indian

22:19 / November 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
indi 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për rreth 30 vjet, Ramrati Devi e quante bashkëshortin e saj Laungi Bhuiya “të çmendur” dhe tentonte me çdo mënyrë edhe duke i mohuar ushqimin, për ta bindur të fokusohej në rritjen e fëmijëve dhe jo në atë që dukej si një ëndërr e pamundur.

Edhe të tjerë në fshatin Kothilwa, në lindje të Indisë, talleshin kur ai u thoshte se një ditë do t’i sillte ujin në fshat.

Kothilwa është rreth 80 kilometra larg Gaya, qytetit më të afërt, dhe strehon rreth 750 njerëz që jetojnë në shtëpi balte.

Ata janë nga popullsia Dalit, që janë të fundit në hierarkinë komplekse të etnive në Indi, dhe historikisht janë përballur me diskriminim e marxhinalizim.

Bhuiya, i cili zotëron një copë të vogël toke, gjithmonë mendonte se mund të gërmonte një kanal për të drejtuar në fshat rrjedhën e përrenjve, në mënyrë që ai dhe të tjerët të mund të rrisnin drithë e perime për të ngrënë. Kjo në një kohë kur fshati kishte vetëm dy puse me ujë të pijshëm që nuk mjaftonin për ujitje.

Duke mos u vënë veshin talljeve të gruas dhe fshatarëve, Bhuiya, tashmë 70 vjeçar, shkonte çdo ditë në kodrat Bangetha për të gërmuar.

Ai e dinte se shirat e sezonit mbushnin shumë nga perrenjtë në kodrat e Bangetha prandaj vijoi gërrmimet dhe pas 22 vjetësh duke përdorur vetëm një çekiç e daltë, Manjhi në 1982 kishte shkurtuar distancën mes fshatit të tij dhe qytezës më të afërt nga 55 në 15 kilometra.

Puna e Manjhi i dha atij pseudonimin “Njeriu i Malit”. Ndërsa qeveria lëshoi një pullë zyrtare në nder të tij dhe kinematografia vendase Bollywood prodhoi një dokumentar për të në 2016.

Sapo historia e tij u publikua në një gazetë lokale, Kothilwa nisi të mbushej me gazetarë, politikanë dhe aktivistë që vërshonin për t’u takuar me Bhuiya.

Bhuiya arriti të germonte një kanal vetëm 3km të gjatë por nuk arriti ta sillte atë deri në Kothilwa.

Teksa lajmi për përpjekjet e tij shpërndahej, ministri i ujit i krahinës së Bihar, Sanjay Jha mësoi për ngjarjen dhe urdhëroi zgjatjen e kanalit deri në fshatin e Bhuiya.

Kompania farmaceutike vendase Mankind Pharma solli një çek të madh prej 100,000 rupi ($1,365) për heroin e fshatit, të cilin ai e vari në derën e shtëpisë.

Në të njëjtën ditë kryeministri rajonal Jitan Ram Manjhi vizitoi fshatin dhe i premtoi Bhuiya nderim nga presidenti, ndërsa fshatarët i kërkuan Manjhi të ndërtonte një rrugë e një spital në emër të Bhuiya.

Atij iu dhurua gjithashtu një traktor nga presidenti i kompanisë vendase të automjeteve, Mahindra Group, Anand Mahindra i cili kishte dëgjuar intervistat e Bhuiya ku thoshte se ëndërronte një traktor për të punuar tokën, pasi kishte hapur vetë kanalin e ujitjes.

“Ne besonim se babi ishte i zotëruar nga djajtë,” thotë biri i tij Brahmdeo. “Por gjërat kanë ndryshuar tani. Ne kemi para tani prej punës së tij”.

cmendur fshatin Indi ujin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.