Gjatë një proteste paqësore që organizuan sot në mesditë banorët e njësisë administrative Gjoricë në bashkinë e Bulqizës u betuan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit në se autoritetet nuk u sigurojnë ujin e pijshëm.
Dhjetra banorë bllokuan për afro një orë rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi duke kërkuar zgjidhjen e këtij problem jetik. Ata u shprehën se janë shpenzuar miliona lekë dhe ujësjellësi nuk ka siguruar ujë të pijshëm për banorët e katër fshatrave.
“Ne, thanë banorët, nuk kemi ujë dhe në të shumtën e rasteve detyrohemi të shfrytëzojmë puset, të cilët nuk kanë ujë të cilësisë së mirë. Na kanë mashtruar shumë kandidatët për deputetë dhe për kryetarë bashkie. Në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ne nuk do të votojmë, në se nuk sigurohet ujë për konsumatorët e Gjoricës”.