Banorët e fshatrave Gjoçaj, Lami i Madh, Dukagjin dhe Melth në njësinë administrative Derjan, Bashkia e Matit, nuk i ndalin protestat e tyre.
Sot ata janë rimbledhur në fshatin Zajs të Mirditës, aty ku një firmë private po ndërton një HEC që do të shfrytëzojë ujin e lumit Flim dhe burimet e Zallë Gjoçaj.
Këtë herë binte në sy fakti se kishte më shumë efektivë Policie, kryesisht Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë që kishin ardhur nga Shkodra në Mirditë e Mat se sa banorë që protestonin. Mësohet se ky numër i lartë i efektivëve të Policisë lidhej me deklarimet e banorëve se do të shkatërronin mjetet e firmës si dhe një ankese të drejtuesve të subjektit privat se ishin kërcënuar nga banorë të zonës.
Mes protestuesve dhe Policisë nuk pati përplasje fizike. /tirananews.al/