Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Banorët rindërtojnë kishën në Senicë të Delvinës

17:00 / November 9, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
kisha
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Senica fshati më i sipërm i krahinës së Rrëzomës në Delvinë njihet për kontributin e pandërprerë për trashëgiminë, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Seniciotët kanë jetuar ashtu si e gjithë krahina disa valë emigracioni por ja kanë dalë të rikthehen herë pas herë për të kërkuar e shpëtuar rrënjët. Me kontributin e banorëve kisha e Shën Mëhillit u ringrit mbi rrënojat e saj të shek 14-të, në fushën e Luvadhit një vend predikimi shekullor përgjatë rrugëve tregtare historike.

“Kisha quhet shën Mëhilli, shën Mihali dhe kjo kishë e filloi rindërtimin në 2020 mbi rrënojat e kishës së shek 14-të”, tha një banor.

Ky vend sipas historianit Halil Shabani i përkiste të gjithë udhëtarëve pa dallim duke u kthyer në model qëndrese edhe gjatë periudhës otomane.

“Ne kemi ardhur këtu disa herë dhe kemi gjetur themelet e kishës së vjetër të Shën Mëhillit, strukturën, planimetrinë. Ajo futet në tipat e kishave të thjeshta të periudhës bizinatine. Analogjitë e saj i gjejmë me kishën me të njëjtin emër në fshatin Vuno si dhe në kishën e Shën Thanasit në fshatin Pecë të Delvinës”, tha Halil Shabani, historian.

Mesha e parë që e mbajtur në kishën modeste të Shën Mëhillit pas të paktën 2 shekujve ju dedikua kujtesës dhe dashurisë, mbështetjes për njëri-tjetrin dhe ruajtjes së identitetit edhe në kohë të vështira.

“Të falënderojmë djemtë që u munduan për ngritjen e kësaj kishe por e para është të ngremë kishat në zemrat tona, në shtëpitë tona, në familjet tona në dashurinë tonë. Gëzuar të gjithëve! Gëzim, dashuri, paqe kudo”, uron prifti.

E vendosur përreth kishës së Shën Dhimitrit Senica është i vetmi fshat ortodoks mes 7 fshatrave të Rrëzomës. Në vitin 1770 tek Shpella e Besës në Senicë u mbajt Kuvendi Ndërkrahinor i Jugut ku delegatët e të gjitha krahinave ranë dakord për luftë kundër sundimit osman si dhe u bë betimi simbolik për të respektuar e mos parë dallimin mes besimit ortodoks të këtij fshati dhe atij mysliman që kanë shtatë fshatrat e tjerë të zonës.

delvine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Alarm në Aeroportin e Athinës! Tym në kabinë, avioni airbus me 150 pasagjerë bën ulje emergjente

13:36 / June 19, 2025

“Zyrat mbahen peng nga Treska”/ Presidentja e re e Urdhrit të Psikologut kërkon zgjidhjen e ngërçit

13:46 / June 17, 2025

Kroçera superluksoze australiane ‘Emerald Azzura’ ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit!

13:13 / June 16, 2025

Kryepeshkopi Joan para Patriarkut Vartholome: Kisha Orthodokse, faktor progresi

17:35 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.