Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Melisa Lleshi, tronditi mbrëmë publikun me një rrëfim shumë të ndjerë për jetën e saj personale, duke thënë se kur ka qenë fëmijë ka rënë pre e ngacmimeve seksuale.
Sot, në një bisedë me Artanin dhe Vedatin për fëmijërinë e saj në Itali, ajo vijoi rrëfimin e saj, duke treguar se si ishte bullizuar dhe dhunuar nga nxënësit e tjerë të shkollës.
“Më kanë bullizuar shumë, edhe më kanë rrahur në shkollë sepse mësoja dhe nuk ikja shumë nga orët e mësimit”.
“Më thoshin kjo është shqiptare, për ata nuk ishte mirë që unë isha shqiptare”, ka thënë Melisa.