Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“BAR BUS”/ Si u zëvendësua kokaina nga Ekuadori me oriz, GPS edhe nga trafikantët edhe nga policia greke

16:22 / September 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gbs
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trafikantët u kishin vendosur GPS të fjalës së fundit të teknologjisë pakove me kokainë të nisura nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Pakot të izoluara edhe me pjesë gome siç duket edhe në fotot e siguruara nga grupi i hetimit në Greqi, ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora.

Pikërisht gjatë ndërhyrjes në Pire pasi kanë kërkuar edhe specialistë kundër krimit të organizuar në Shqipëri, është vendosur që udhëtimi i ngarkesave të vazhdojë dhe përveç GPS të trafikantëve janë shtuar edhe GPS nga hetuesit. Pikërisht aty në një grup të ngushtë hetuesish ku u përfshinë si hetues edhe shqiptarët, kokaina ku shkruhej lart BAR BUS pasi u peshua dhe ishte 137 kg , u zëvendësua më së shumti me oriz të presuar pasi i përafrohej formës që kishin pakot e drogës . Ndërsa 17 të tjera janë zëvendësuar me gips.

Operacioni për dorëzimin e kontrolluar u zhvendos nga porti i Pireut në portin e Durrësit menjëherë sapo katër kontenierët kanë nisur udhëtimin njëherazi me të njëjtën anije. Burime të sigurta pohojnë se nga hetimi e kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se sapo ky automjet me targa franceze hyri port, njeriu që kalon me badge dhe hyn në terminal duke çekuar është i kërkuari Gentian Malindi i cili ka qëndruar në makinë. I dyshuari tjetër Ardian Bega , me detyrë patrulluese në kalatë rezulton të ketë shpërqëndruar rojen e sigurisë duke e qerasur me alkool.

Ndërsa i treti Altin Myslyhaka ka vazhduar drejt kontenierit duke marrë edhe çantën me drogë. Deri tani ka folur 53 vjeçari Bega që pohon se sapo kanë hipur në makinën e blerë në muajin gusht nga një person në Roskovec, Malindi i ka kërkuar vartësit të tij Myslyhaka që ta prekte njërën nga pakot nëse shtypej apo jo.Më tej i ka kërkuar ta çajë e ta shikojë dhe sapo kanë parë oriz, Malindi ka udhëruar që askush mos të flasë “na kanë vendosur çip”. Më tej ata kanë flakur pakot.

Policia nuk shpjegon as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht se si u zhduk nga sytë e policisë makina e trafikantëve në të cilën gjendej edhe GPS i policisë se bashku me çantën me ngarkesë.

Në vendngjarje falë GPS të tyre policët kanë gjetur orizin , dhe vetëm nga kqyrja e kamerave të sigurisë kanë identifikuar se kush ishin pritësit e njërës nga katër pakot. Tre të tjerat pasi kontenierët me banane u shkarkuan u tërhoqën nga autoritetet në vazhdimin e një operacioni antidrogë që tashmë ka shumë të dyshuar si pritës por pak prova ndaj tyre./Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.