TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Kryebashkiaku i Mykolaiv thirrje banorëve: Largohuni nëse doni të mbeteni gjallë!

23:42 / June 24, 2022

Gjermani/ Kryebashkiakja e Berlinit bie viktimë e mashtrimit digjital me video të rreme

23:38 / June 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Barazia gjinore, tryezë konsultimi mbi Kodin e Transmetimit

12:13 / June 17, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Autoriteti i Mediave Audiovizive nis tryezat konsultuese me grupet e interesit për rishikimin e Kodit të Transmetimit. Takimi i parë konsultativ në bashkëpunim me UN Women Albania në Shqipëri, u zhvillua në datën 16 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e gazetarëve të terrenit që mbulojnë kronikën dhe çështje të aktualitetit, si dhe me moderatorë programesh me natyrë sociale.

Gjatë kësaj tryeze u prezantuan ndryshimet e bëra në draft-Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive, ndër të cilat është përfshirë është një seksion i posacëm për cështjet e barazisë gjinore.

Fokusi i këtij propozimi lidhet me promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e diskriminimit gjinor dhe luftimin e seksizmit në mediat audiovizive.

Barazia gjinore është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e demokracisë dhe për një qeverisje të mirë në vend, tregues i respektimit të shtetit të së drejtës dhe promovimi i mirëqenies për të gjithë. Si e tilllë, diskriminimi në bazë të seksit dhe/ose gjinisë përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe një pengesë për gëzimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ky propozim bazohet në konventa ndërkombëtare ku shteti shqiptar është palë, rekomandime në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe vajzave dhe ka detyrimin që të respektojë standardet e përcaktuara në to lidhur me ndalimin e diskriminimit mbi baza gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore.

Të pranishmit në këtë tryezë trajtuan disa nga problematikat që hasen në aktivitetin e përditshëm mediatik dhe sfidat me të cilat ndeshen gjatë punës së tyre.

Duke vlerësuar këtë kapitull si tejet të nevojshëm, pjesëmarrësit në mënyrë unanime kërkuan më shumë reagim nga të gjithë aktorët sidomos kur bëhet fjale për çështje të kësaj natyre.

Debatet u fokusuan edhe në ngjarjet e fundit, si ajo e Librazhdit, që kanë tronditur opinionin publik dhe mënyrën si janë trajtuar nga media dhe u kërkua më tepër reagim nga autoritetet, madje kishte nga ato gazetarë që shkruan deri aty sa kërkuan mbylljen e programeve dhe të vetë televizioneve që bëjnë këto shkelje.

Gjatë takimit u diskutuan të gjitha propozimet në këtë seksion dhe u dhanë mendime/ propozime dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e përmbajtjes.

Konsultimi publik mbi Kodin e Transmetimit do të vijojë me takime dhe tryeza të Autoritetit me grupe të interesit dhe medias për të konceptuar dhe miratuar më shumicë një kod gjithëpërfshirës, largpamës, të kuptueshëm, të zbatueshëm që garanton besueshmëri por mbi të gjitha barazi.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ngjela: Nëse Maqedonia e Veriut shpërbëhet, ne e kemi në favor të bashkimit kombëtar

21:18 / June 24, 2022

Yuri Kim takim urgjent me ambasadorët amerikanë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ja çfarë u diskutua

21:07 / June 24, 2022

Tre paradokset e atyre që shqetësohen nga fjalimi i Edi Ramës

21:03 / June 24, 2022

“Procesi si pilulë kundër depresionit”, Rama për France24: Nuk jemi ne ngadalë, por BE-ja

20:55 / June 24, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

SHISH për kërcënimet kibernetike: Kemi neutralizuar dhe identifikuar targetin dhe burimin, në rastet më të shumta janë sulmuar…

22:28 / June 24, 2022

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehmeti: Do ketë dyfishim rastesh

22:16 / June 24, 2022

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, flet autori i krimit: Më rrahën e më thyen këmbët 

21:52 / June 24, 2022

Barometri i Ballkanit për vitin 2022, Bregu: Të dhënat tregojnë rritje të pesimizmit të qytetarëve se vendet e rajonit do t’i bashkohen BE-së

21:32 / June 24, 2022
Te fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.