Artistja e njohur shqiptare, Barbana Dini është fejuar.
Të paktën kështu thonë burime për “Prive” ku mësohet se djali që i ka vjedhur zemrën këngëtares është një biznesmen me origjinë nga Shkodra.
Sipas këtyre zërave ai i ka propozuar këngëtares dhe ajo i ka thënë “po”.
Ndërkohë, Barbana nuk ka reaguar ende në lidhje me këto lajme, por në foton e profilit në “Instagram” ka vendosur një foto ku shihet duke u përqafuar me një mashkull.
Po ashtu, në bio-n e këtij rrjeti social ajo ka vendosur dhe një unazë që simbolizon një lidhje.
Barbana njihet si motra e këngëtarit të njohur Ergi Dini, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti rrugor fatal.