Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Barbie, filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë Warner Bros

09:49 / August 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 74
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Filmi i regjisores Greta Gerwig, Barbie, e ka tejkaluar filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë në Shtetet e Bashkuara. Ky lajm vjen pasi filmi Barbie, me aktoren Margot Robbie në rol kryesor, ka arkëtuar më shumë se 537 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, më pak se një muaj pasi ka nisur shfaqjen në kinema, më 21 korrik.

Filmi The Dark Knight, fitues i Çmimit Oscar, i lëshuar në fundjavën e njëjtë në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milionë dollarë nga kinematë në SHBA. Por, ky nuk është rekordi i vetëm që është thyer nga Barbie. Ky film e ka tejkaluar edhe suksesin e filmit Captain Marvel të vitit 2019.

Barbie, në të cilin luan edhe aktori Ryan Gosling, ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në gjithë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që janë realizuar nën regjinë e grave. Ndonëse disa konservatorë, përfshirë senatorin Ted Cruz dhe komentatorin Ben Shapiro, e kanë kritikuar atë që e kanë quajtur si mesazh me elemente diskriminuese të filmit, diçka e tillë nuk ia ka ndalur suksesin që pritet të vazhdojë edhe një kohë.

Aktorja Margot Robbie, e cila është edhe producente e filmit, pritet t’i fitojë rreth 50 milionë dollarë nga filmi, falë shitjeve të biletave dhe përfitimeve shtesë nga kompania që e shpërndan atë. /REL

bARBIE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.