Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Barcelona me përmbysje historike, siguron biletën për finalen e Kupës

08:28 / March 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
barcleona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skuadra e Barcelonës ka arritur sot që me një përmbysje spektakolare të sigurojë praninë në finalen e Kupës ku dukej se do ta kishte të vështirë të shkonte pasi kishte humbur 2-0 ndeshjen e parë kundër Seviljes. Skuadra e Kuman ka reaguar dhe ka treguar forcë karakteri, duke kthyer në favorin e vet një duel shumë të komplikuar.

Dembele shënoi që në minutën e 12 golin e avantazhit dhe katalanasit u hodhën tërësisht në sulm, në kërkim të golit të dytë që do të hapte sfidën. Alba iu afrua golit të radhës, duke goditur shtyllën e portës së miqve, por rasti më i pastër për golin e radhës ishte ai që iu shfaq Okampos, pasi Sevilja fitoi një penallti që do të kishte mbyllur çështjen e kualifikimit. Okampos e fitoi, por edhe e gaboi goditjen nga pika e bardhë, me Ter Shtegen i cili gjeti krahun dhe e ndaloi goditjen.

Fernando u ndëshkua me të kuq duke lënë Seviljen me 10 lojtarë por ishin minutat e fundit dhe mendohej se skuadra andaluze do të rezistonte deri në fund. Por pikërisht në një goditje nga këndi, në minutën e 93 të takimit, Pike u tregua i aftë të dërgonte topin me kokë në rrjetë, duke çuar shifrat në 2-0 e hapur plotësisht kualifikuesen, pasi për të gjetur finalistin duheshin kohët shtesë.

Sapo filluan shtesat, Breithuejt arriti të shënonte golin e 3-0 dhe pastaj për Barcelonën gjithçka u bë shumë e thjeshtë, duke administruar qarkullimin e topit pa lejuar Seviljen të rrezikonte. Rasti më i diskutueshëm ishte ai kur e gjithë skuadra mike protestoi për një prekje topi me dorë të Lengle, por VAR sinjalizoi se nuk kishte penallti, duek tensionuar miqtë, aq sa De Jong u ndëshkua me të kuq edhe duke qenë në stol. Në fund, Barcelona me të drejtë festoi në fushë, për një përmbysje që do ta ndihmojë moralisht në pjesën e mbetur të sezonit, ku pikërisht fjala përmbysje do të jetë tema kryesore si në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe në kampionat ku është në ndjekje të Atletikos.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.