Shumë klube si Man.City, PSG, Real Madrid por dhe Barcelona janë në garë për të rrëmbyer yllin norvegjez të Borussia Dortmund, Erling Haland. Për këtë arsye, blaugranasit duke parë konkurrencën e madhe nuk kanë dashur të humbin kohë për të bërë lëvizjen e tyre.
Sipas Mundo Deportivo dhe Marca, Barcelona është e gatshme të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike, për të siguruar shërbimet e sulmuesit të B.Dortmund. Gjithmonë në bazë të asaj që raportojnë mediat spanjolle, ky operacion pritet të kushtojë rreth 250 milionë euro.


Agjenti i sulmuesit norvegjez, Mino Raiola dëshiron që e ardhmja e Haaland të përcaktohet brenda muajit mars. Në këtë pikë, diferencën pritet ta bëjë oferta më e mirë, pasi të gjithë klubet e interesuara i ofrojnë një projekt fitues dhe një rol si protagonist kryesor.
Barcelona po lëviz me nxitim, vijon kontaktet e vazhdueshme me Raiolën, për të gjetur një zgjidhe të shpejtë, në mënyrë që të shmang konkurrencën asfiksuese.
