Ata që dëshirojnë të vazhdojnë karrierën te Barcelona, duhet të respektojnë rregullat e vendosura. Sipas mediave iberike, drejtuesit kanë hartuar një listë të rregullave që duhet të respektojnë lojtarët.
Barcelona ka ideuar një klauzolë “Anti Pique” që u imponon lojtarëve, të evitojnë rrjetet sociale gjatë seancave stërvitore, por edhe në momentet para apo pas ndeshjeve.
Lojtarët nuk duhet të angazhohen në asnjë aktivitet tjetër profesional, vetëm në rastet kur lojtari ka marrë lejen nga klubi. Futbollisti më i prekur është Gerard Pique, lojtari spanjoll është impenjuar në Kupën Davis, por edhe angazhime të tjera në fushën e kulinarisë dhe modës.