Mbrojtësi 20-vjeçar Eric Garcia rikthehet në shtëpi. Pas Sergio Agueros, Barcelona sot ka prezantuar blerjen e saj të dytë. Qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë për pesë sezonet e ardhshme me një klauzolë blerjeje prej 400 milionë eurosh.
Aventura katër-vjeçare britanike e Eric Garcias ka përfunduar. Ai vjen si lojtar i lirë te katalansit, pas përfundimit të kontratës me Manchester City, ndërsa ka kryer formalitetet e nënshkrimit të kontratës dhe është prezantuar në stadiumin “Camp Nou”.
Garcia, një produkt “made in La Massia”, rikthehet te Barcelona pas katër vitesh, kur vendosi të kalojë te Manchester City i Pep Guardiolës. Tashmë ai kthehet te skuadra “blaugrana” si lojtar i lirë dhe mendohet të jetë pasardhësi i Gerard Pique.
Here he comes! 👏👏👏#EricCuler 📸📸📸 pic.twitter.com/xwkZmWS8AG
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 1, 2021