Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardh Spahia zbulon diskutimet me Benet Becin në zyrën e kryebashkiakut të Shkodrës

22:27 / June 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardh spahia benet beci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka pritur sot në takim kreun e ri të kësaj bashkie, Benet Becin duke i dorëzuar atij stafetën.

Ai shprehet se në 10 minuta takim ka përsëritur deklaratën se në Shkodër nuk pati zgjedhje, por një masakër të vërtetë elektorale, ku votat u blenë masivisht me milionat e eurove të hedhura nga pushteti.

Ai shton se kjo nuk ka ndodhur kurrë në 32 vjet pluralizëm dhe është një njollë e errët, që do i shoqërojë, të gjithë ata që u bënë pjesë e vjedhjes dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

“Sot prita në zyrë z. Benet Beci. E bëra me kulturën e qytetarisë me të cilën jam rritur dhe e kam trashëguar prej Shkodrës time.

Por pa dyshim në ato 10 minuta takim, i përsërita z. Beci ç’ka kam shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur, se në Shkodër nuk pati zgjedhje, por një masakër të vërtetë elektorale, ku votat u blenë masivisht me milionat e eurove të hedhura nga pushteti, u grabitën me dhunë e kërcënime të paprecedent nga krimi i organizuar i mbështetur dhe koordinuar nga vetë shteti, të shoqëruara me retorikën shantazhuese të kryeministrit, për mosdhënie investimesh për Shkodrën. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 32 vjet pluralizëm dhe është një njollë e errët, që do i shoqërojë, të gjithë ata që u bënë pjesë e vjedhjes dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

Mirënjohje e respekt bashkëqytetarëve të mi, të gjithëve që më mbështetën si në këto zgjedhje ashtu edhe gjatë rrugëtimit të shkurtër në krye të bashkisë.

Qytetaria, dinjiteti dhe integriteti janë tiparet që na dallojnë, e që padyshim do na bëjnë prapë bashkë shumë shpejt, sepse ne demokratët e kemi provuar që jemi qëndrestarë”, shkruan ai!

bardh spahia benet beci Shkodra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.