Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “5 pyetjet” Ilir Babaramo ka folur në lidhje me kërkesën e sotme të SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Sipas Bardhit, kërkesa në fjalë përmban një hetim të detajuar për ish-ministrin e Financave dhe vërteton lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.
“Sot në Këshillin e Rregullores kam marr një kopje të kërkesës. Është të tre veprat penale. Ka patur një kërkesë të drejtuesit të spakut të bëjmë nje mbledhje me dyer te mbyllura, por nuk ka asnjë arsye të zhvillohet me dyer të mbyllura. Përgezoj SPAK për një hetim të thelluar, por sigurisht nuk është i plotë. Si rregull duhet të hetohet ai që i ka dhënë vlefshmëri akteve të Ahmetajt, kryeministri Edi Rama.
Në hetim vërehen shkelje të tjera dhe nëse vijon hetimi ju siguroj që do të ketë të tjerë, të paktën 5-6 deputetë që janë aktualisht në Parlament, Bajftjar Zeqja, Fadil Nasufi apo Gjiknuri. Kanë dalë komunikime telefonike, mesazhe. Ahmetaj vërtetohet që ka një lidhje të qëndrueshme biznesi me këto individë që unë përmenda, sesi këto bënin vetë shkresa dhe i dërgonin vartësve dhe më pas dërgoheshin për firmë te vetë ministri.
E përgëzoj organin e Prokurorisë për thellësinë me të cilën ka hetuar Ahmetaj. Sigurisht që nuk është i plotë, pra nuk përfshin çdo zyrtar që do duhet të mbante përgjegjësi. Sa i përket Ahmetaj, për aq sa kam studiuar dosjen, më rezulton një hetim i detajuar.
Ka verifikuar lidhjet e ngushta të tij, duke nisur që nga viti 2012 mes Zoton e Mërtirin. Aty vërehen shkelje të tjera dhe nëse do të jetohet më tej do të hetohen të paktën pesë deputetë aktualë të PS.”, tha Gazment Bardhi.