Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bardhi e zyrtarizon: Nuk e mbështesim ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, propagandë! Nuk do të marrim pjesë

15:09 / May 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1716987103 gazmentbardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka më asnjë fije dyshimi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi u shpreh se PD nuk do të votojë krijimin e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion. Bardhi tha se gjatë kohës që ishin në mbledhje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkonte takim me krerët e grupeve dhe drejtuesit e partive opozitare. Nga ana tjetër, Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e këtij komisioni e për rrjedhojë as nuk do marrin pjesë.

”Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë, udhët të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e Kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën.

Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje. Ne do ti përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. 

Do duan të bëjnë sikur po konsultohen me opozitën. S’ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni. Kur ne s’mbështesim, si japim konsensusin se jemi ngritur si mund të marrim pjesë në një komision që e ngre siç do Edi Rama. Sigurisht që s’do shkoj, ka kaluar orari i takimit, ishte në orën 1, u shty në 2. Ishte propagandë për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve”,-tha Bardhi.

bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.