Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi kundër të vetëve, mbron paktin PD-PS: Dashnorët e listave të hapura t’i lënë mandatet

18:09 / July 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto auto bardhi17113684691712001608
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një retorikë të ashpër, kreu i grupit parlamentar të PD, si dhe nënkryetar i kësaj force politike, Gazment Bardhi mori në mbrojtje marrëveshjen e arritur mes PD dhe PS për ndryshimin e kodit zgjedhor, duke iu kundërpërgjigjur edhe disa ligjvënësve demokratë që u rreshtuan kundër dhe e quajtën pazar të turpshëm.

Duke i cilësuar ata brenda kampit blu që kritikuan ndryshimet, si “dashnorë të listave të hapura” Bardhi i ftoi që të heqin dorë nga mandatet për t’i lënë vend atyre që kanë marrë më shumë vota se ta, por janë renditur më poshtë në listë dhe nuk kanë mundur të thyejnë herësin.

Nga ana tjetër, ai i kritikoi kolegët e tij deputetë se po shprehin refuzimin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përmes kundërshtisë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

”Po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse në fakt drafti që kemi sot përpara për votim dhe që na është paraqitur nga kolegët e mandatuar, parashikon ekzaktësisht vetëm këtë. Nëse jeni kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandati dhe lini ata që morën më shumë vota dje se ne. Secili prej nesh në qarqet tona ka pasur deputetë në listat tona më poshtë nesh që kanë fituar më shumë vota se ne. Jepeni dorëheqjen sepse ka kolegë që ka më shumë vota se një pjesë prej nesh në këtë sallë”,-tha Bardhi.

Gazment Bardhi Kodi Zgjedhor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.