Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi: Kuvendi noter i qeverisë. Sesioni i ri parlamentar i ngjashëm me 11 vitet e drejtimit nga Rama

18:07 / September 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fjalën në sesionin e ri në Kuvend, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e ka nisur me indinjatë për atë që e cilësoi si mungesë respekti të mazhorancës dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali ndaj opozitës.

Bardhi renditi një listë të gjatë të arsyeve që sipas demokratëve e kanë kthyer Kuvendin në noter të aferave korruptive dhe vendimeve klienteliste të qeverisë. Për të edhe ky sesion i ri do të jetë një deja vu e 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, me shumicën që do të refuzojë të debatojë e votojë ligje që shkojnë në favor të qytetarëve.

“Këto 12 vite janë treguesi më i qartë se për pushtetin personal Edi Rama është i gatshëm t’i vërë flakën Shqipërisë. Ka djegur konkurrencën, ekonominë e tregut, ka shkrumbuar vendin e punës, ka shkretuar qeverinë nga të rinjtë duke detyruar të ikin brenda një dekade rreth 1 milion shqiptarë. Nuk ka bërë kjo qeveri dhe ky parlament noter i qeverisë ndonjë punë të mirë që sot t’i thoshim punë të mbarë. Edhe ky sesion i ri nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Praktika ka treguar se shumica në këtë sallë nuk ka vullnet për të debatuar ligje apo nisma e vendime që shkojnë në të mirë të qytetarëve. Kjo mazhorancë e ka kthyer Kuvendin në noter të vendimeve klienteliste dhe aferave korruptive. Kuvendi është kthyer në organin që dhunon më shumë Kushtetutën. Vetëm në sesionin e kaluar Gjykata Kushtetuese e ka zënë Kuvendin në flagrancë në shkelje të kushtetutës në të paktën 5 raste”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi kreu i grupit të PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.