Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në takimin me strukturat e demokratëve në Elbasan tha se me gjithë presionin opozita ia ka dalë të rritet, dhe sipas tij bashkë me aleatët do të fitonte 55% të votave në këtë qark nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër.
“Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh. Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave”, tha Bardhi.
