TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Po doli Kiara ai do jetë flakë fare”/ Olta për Luizin: Ajo i merr shumë energji!

23:59 / March 22, 2023

Përzgjedhja e gjinisë së fëmijës tashmë e realizueshme, teknika e re ka 80% efikasitet

23:45 / March 22, 2023

Trajneri i Anglisë motivon lojtarët: Ndaj Italisë për historinë, ne jemi gati

23:28 / March 22, 2023

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023

Vepra e përgjakshme në Hamburg, zbulohet motivi i sulmit të ish-Dëshmitarit të Jehovait

23:09 / March 22, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Bardhi: Pas 14 majit, zhvillojmë zgjedhje në PD! Ia kam propozuar dy herë Berishës përpara vendimit të gjykatës

16:48 / March 13, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet i bindur se pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit është zgjidhur ngërçi ligjor brenda forcës politike, pavarësisht rekursit në Gjykatën e Lartë nga grupi i Sali Berishës.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Bardhi bën thirrje për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndërsa pas 14 majit, vazhdon Bardhi, në PD duhet të zhvillohen zgjedhje për të gjitha strukturat e saj.

Sipas Bardhit, zgjedhjet brenda PD-së mund të ishin zhvilluar edhe më herët, madje deputeti demokrat tha se këtë ia ka propozuar dy herë edhe Sali Berishës, por nuk është pranuar nga ky i fundit.

A do të mbahen zgjedhje pas 14 majit dhe a do lejohet të kandidojë Berisha dhe Basha?

Gazment Bardhi: Patjetër. Sëpari, se kush do kandidojë, është një vendimarrje që nuk e vendos unë por e vendosin strukturat e partisë në momentin kur përcaktojnë kriteret e kandidimit. Opinioni publik do njihet në momentin e duhur. Padyshim që pas zgjedhjeve lokale, sigurisht mund të kishte ndodhur dhe gjatë kësaj periudhe, por me përgjegjshmëri Kryesia ka vendosur të mos e copëzojë partinë në mënyrë përfundimtare por të ketë mundësinë që të organizojë një proces të përbashkët.

Këtë ofertë ia kemi bërë Berishës dy herë më parë, përpara se të dilte vendimi i shkallës së parë, edhe pasi doli vendimi i shkallës së parë. I kemi shtrirë dorën për të ndërtuar një proces të përbashkët riorganizimi partie që shkonte nga baza deri në majën e partisë, që është kryetari. S’është pranuar. Tani që është krijuar ngërçi ligjor, padyshim që duhet të shkohet në një proces zgjedhor nga baza deri tek kryetari.

Duket se beteja ligjore do vazhdojë. Grupimi i Berishës ka paralajmëruar ndjekjen e çështjes deri në Gjykatën e Lartë por edhe në gjykatën e Strasburgut. A rrezikon kjo situatë që të thyejë besimin e anëtarësisë?

Gazment Bardhi: Cilido që nuk bie dakord me një vendim gjykate, është i lirë të ndjekë rrugën institucionale. E rëndësishme është që të pranojë vendimet e gjykatës. Më pas është në lirinë e tij për të ndjekur çdo rrugë. Ajo që unë gjykoj është që kjo çështje është e zgjidhur. Duhej të ishte zgjidhur që në shkallën e parë nëse do ishte respektuar ligji. Për fat të keq, nuk u respektua ligji. U ndoq apelimi, tashmë unë e konsideroj të mbyllur ngërçin ligjor brenda PD-së. Berisha dhe kushdo është i lirë të ndjekë rrugën ligjore që ai e çmon për mbrojtjen e interesit të tij politik. Do doja shumë që të kishim pjekurinë për ta zgjidhur mes vetes këtë problematikë. Por kur nuk gjejmë gjuhën e përbashkët për zgjedhjet lokale, imagjino sa e vështirë do ishte gjetja e një zgjidhje politike brenda vetes.

Berisha tirananews.al
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

22:51 / March 22, 2023

KQZ u ndalon socialistëve 5 aktivitete, zbardhet arsyeja

21:47 / March 22, 2023

Bëhet i ‘gjallë’ Lulzim Basha, ja mesazhi që ka për qytetarët

21:38 / March 22, 2023

Agron Malaj i përgjigjet Sali Berishës: Je një turp i madh i shqiptarëve

21:36 / March 22, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023

Agron Malaj i përgjigjet Sali Berishës: Je një turp i madh i shqiptarëve

21:36 / March 22, 2023

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 2023

Goditet me grushta shefi i Europol Tirana nga një 23-vjeçar, flet i riu: Më parakaloi!

17:40 / March 22, 2023
Raporto Tani
Te fundit

“Po doli Kiara ai do jetë flakë fare”/ Olta për Luizin: Ajo i merr shumë energji!

23:59 / March 22, 2023

Përzgjedhja e gjinisë së fëmijës tashmë e realizueshme, teknika e re ka 80% efikasitet

23:45 / March 22, 2023

Trajneri i Anglisë motivon lojtarët: Ndaj Italisë për historinë, ne jemi gati

23:28 / March 22, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.