Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bardhi: Pazaret në Turqi për Tunelin e Llogarasë i bëri Rama, Kos të më gjejë një tjetër rast si ky në BE

14:58 / November 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1763732763 gazmentbardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PD thotë se pazaret në Turqi për tunelin e Llogarasë u bënë me praninë e kryeministrit Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi sfidoi komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, të gjejë një rast tjetër si ky në Evropë. Bardhi nga selia blu tha se Rama është kthyer avokat i Ballukut.

”Rama nuk e shkarkon, por del si avokat i Ballukut dhe sulmon gjyqtar e prokurorë, duke shpallur veten mbi ligjin. Ajo që bëri Rama, është mesazhi i tij që shpallet i pavarur, pra i bie që kryeministri Edi Rama mendon se pushteti ekzekutiv është i pavarur nga detyrimi për të zbatuar ligjin.

Vendimi i Ramës për të mos shkarkuar Ballukun është çmimi që shqiptarët po paguajnë që për shkak të një kryeministri që prej datës 31 tetor nuk e ka më veten në dorë. Rama konfirmoi se është një pupac i Ballukut, e pandehur nga SPAK për dy tenderë që shkojnë 210 mln euro. Të bëhemi bashkë në foltoren para Kryeministrisë.

Sfidoj Kos të gjejë një rast të ngjashëm si ky, të gjejë një kryeministër të BE që 3 muaj para se të shpallet gara për një projekt 210 mln euro, shkon kryeministri dhe zv.kryeministri takojnë kompaninë private, bëjnë pazare se si do ndajnë përfitime nga ky projekt dhe 3 muaj më vonë hapin garën dhe ja japin kompanisë që kanë paracaktuar. Në Europë s’ka rast të tillë, sepse Europa, qeveritë europiane udhëhiqen nga parimet dhe vlerat e vërteta europiane”, tha Bardhi.

PD Rama Tuneli i Llogarasë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.