Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bardhi: Për mua dorëheqja është gjëja më e thjeshtë, por kjo nuk është një çështje karrigesh

12:43 / March 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
447
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se përpara se të dilet në konkluzione, duhet të kryhet një analizë e thellë brenda PD-së. Kjo deklaratë e Gazment Bardhit vjen në një kohë ku shumica e grupit parlamentar të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, Bardhi tha se PD është në një reflektim të thellë. Sipas tij problemet nuk zgjidhen me individualizim të përgjegjësisë, duke shtuar se nëse është e nevojshme dorëheqja e tij është shumë e thjeshtë që do ta bënte.

“Mos më  kërkoni mua çfarë do të bëjë Basha. Mos më kërkoni konkluzione jashtë institucioneve të partisë. Vetëm trajtimi i problematikave i shërben interesit të demokratëve. Çdo tollovitje tjetër mediatike nuk iu shërben interesit të demokratëve. Kemi përgjegjësi ndaj demokratëve. Emrat janë të parëndësishëm përballa sakrificës së demokratëve.

Është nxitim dalja me konkluzione pa analizë. Kam qenë në mbledhjen e grupit ajo që kam dëgjuar nga kolegët ka qenë një qëndrim ndoshta edhe emocional. Në atë mbledhje isha 48 orë pa gjumë, një pjesë e kolegëve ishte po ashtu. Kanë kërkuar zgjidhje. Kanë pasur dhe nga ata që mendojnë se zgjidhja është dorëheqja  kryetarit. Ne nuk duhet të dalim në konkluzione pa një analizë të thellë të problemit.

Problemet nuk zgjidhen me individualizim të përgjegjësisë. Të jap dorëheqjen është gjëja më e thjeshtë për mua. Nuk është çështje karrigesh dje emrash, por përgjegjësie. Gazmend bardhi dhe gjithkush tjetër nuk kanë lindur në një pozicion. Do të duhet të bëjmë një analizë të fortë”, tha Bardhi.

Gjithashtu, Lulzim Basha dha një intervistë vetë para gazetarëve ku deklaroi se sot PD është në një proces reflektimi të thellë për humbjen e 6 marsit dhe është i gatshëm të ndërmarrë gjithçka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.