Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi: Rama nuk mund të ndjekë modelin e Orbanit për integrimin në BE, ka cenuar lirinë e shprehjes

17:36 / October 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama pas vizitës së tij në Hungari, ku Rama tha se “Hungaria është model për ne”. Bardhi theksoi se modeli i kryeministrit Orban nuk mund të jetë kurrë udhërrëfyes për Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Bardhi nënvizoi se sipas grupit më të madh në Parlamentin Europian, EPP, modeli i Orbanit është karakterizuar nga kontrolli ndaj medias dhe kufizimi i lirisë së shprehjes, duke kontribuar në perceptimin e rritjes së korrupsionit. Ai argumentoi se Edi Rama është në fakt një shembull i këtij modeli, duke e cilësuar atë si “kampion” në këtë drejtim, jo vetëm në Europë, por edhe në botë.

Reagimi i plotë:

“Edi Rama ia thotë në sy Orbanit: Hungaria është model për ne”- ky ishte mesazhi kyç që mediat transmetuan dje nga vizita e Kryeministrit Rama në vendin mik.

E vërteta është që modeli i Kryeministrit Orban në Hungari nuk mund të jetë kurrë modeli ynë i rrugëtimit europian. Për grupin më të madh në Parlamentin Europian EPP modeli i Kryeministrit Orban është ai i kontrollit ndaj medias që ka cenuar lirinë e shprehjes dhe që ka sjell perceptimin për rritjen e korrupsionit. Në këtë drejtim, Edi Rama është kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botë. Prandaj edhe Edi Rama duket të jetë shembulli dhe modeli i Kryeministrit Orban dhe jo anasjelltas.

Duke mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ritheksoj se model i Shqipërisë në këtë proces nuk mund të jetë kurrë Hungaria, edhe pse një vend mik. Modele në këtë proces nuk duhet te jenë PROBLEMI, por ZGJIDHJA.

Ne në Shqipëri ka kohë që e kemi indentifikuar PROBLEMIN e procesit të integrimit dhe quhet EDI RAMA. ZGJIDHJEN e kanë shqiptarët e ndershëm në dorë: LARGIMI një orë e më pari të problemit (EDI RAMËS)!

Edi Rama Gazment Bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.