Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi: Ramës nuk i përmendet emri te inceneratorët, por ka…

22:04 / July 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me zhvillimet rreth kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Bardhi u shpreh se ish-ministri i Financave nuk është shpallur ende në kërkim zyrtarisht për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Sipas tij në aferën e inceneratorëve përgjegjësia nuk është vetëm personale e Ahmetajt dhe se në të ka përfshirje nga gjithë qeveria, ndërsa shtoi se emri i kryeministrit nuk përmendet asnjëherë në dosje, por vetëm me rolin që përfaqëson.

Sakaq, ai shtoi se kërkesa për arrestimin e Ahmetajt nga SPAK ka ardhur në Kuvend në datën 10 korrik, gjë që sipas Bardhit ka bërë që Ahmetaj të arratiset nga Shqipëria.

Bardhi: Ahmetaj për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK nuk është shpallur ende zyrtarisht në kërkim. Kur të shpallet autoritetet do bëjnë verifikimet e nevojshme. Rama kam përshtypjen se e di vendndohjen e Ahmetajt dhe ka detyrimin për të garantuar që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë.

Në aferën ku është përfshirë Ahmetaj, nuk mund të thuhet se është personale. Nëse lexon dosjen e SPAK kupton se afera ka përfshirje në gjithë qeverinë. Emri i Ramës nuk përmendet me emër, por me rolin që mban. Në akuzën ndaj Ahmetajt SPAK ka verifikuar dhe procedurën e inceneratorit të Tiranës, duke deklaruar se ka ndërhyrje të paligjshme për të tri inceneratorët.

Sulo: Ikja e Ahmetajt është disa orë para vajtjes së kërkesës në Kuvend. Tani kush e ka informuar atë?

Bardhi: Kërkesa ka ardhur në Kuvend në datën 10. I vetmi autoritet që mund të ketë informacion për kërkesën e SPAK do ishte Edi Rama. Askush tjetër nuk ka atë akses. SPAK do duhet të vepronte duke dërguar me urgjencë kërkesën. Fakti është se sapo është firmosur kërkesa, Ahmetaj është arratisur nga vendi. Ai ka pasur dijeni që Kuvendit do i kërkohej arrestimi i tij.

Edi Rama Gazmend Bardhi inceneratoret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.