Gazment Bardhi ka deklaruar se arsyeja përse zgjodhi që të mos ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, është pasi sipas tij organizimi i saj u bë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në statut.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se situata në kampin blu është e vështirë, ndërkohë që ende nuk është gjetur rruga për bashkimin e partisë.
Në lidhje me bashkimin me grupimin e Berishës, ai u shpreh se nuk e sheh të mundur një gjë të tillë për sa kohë gjërat që i kanë ndarë janë po aty dhe qëndrimet nuk kanë ndryshuar.
